Strugë, nuk ka interesim për shpëtimtarë të plazheve
Edhe pse gjatë sezonit veror plazhet në Strugë janë të mbushura....

Edhe pse gjatë sezonit veror plazhet në Strugë janë të mbushura, nuk ka interesim për shpëtimtarë të plazheve. Interesimi mungon nga ana e të rinjve të cilët duan të trajnohen, por gjithashtu nuk ka ndonjë interesim të madh as nga ana e koncesionerëve të cilët duhet të kontraktojnë shpëtimtarë.
Trajnimin për shpëtimtarë në ujërat e hapur që e realizon kryqi i kuq çdo vit, këtë vit e kanë kaluar vetëm 5 persona.
Megjithatë, nga Kryqi i Kuq paralajmërojnë se në dispozicion janë mbi 10 shpëtimtarë të plazheve, të cilët janë trajnuar vitet e kaluara.
“Edhe këtë vit patëm një trajnim në të cilin ishin të paraqitur 10, ndërsa trajnimin e kryen 5, normal që nuk është një trajnim i lehtë që përballohet vetëm në aspektin psikologjik por edhe atë fizik. Jo të gjithë të rinjtë janë të aftë për ta kryer një trajnim të tillë i cili kërkon prëgatitje fizike më të lart. Këtë vit kishim 5 të rinjtë të cilët e kanë marrë këtë licencë dhe janë të trajnuar të punojnë dhe të japin këtë shërbim. Neve kemi të trajnuar nga çdo vit dhe zakonisht licenca zgjat 3 vjet dhe kur bëjmë grumbullimin, kemi nga vitet e kaluara të cilët janë të gatshëm për të punuar, kështu që numri I shpëtimtarëve i kalon 10, dhde për momentin mendojmë që janë mjaftueshëm.” – tha Adhurime Dauti, Drejtoreshë tek Kryqi i Kuq në Strugë.
Sezoni i plazhit në Strugë ka filluar që në muajin qershor, por deri më tani nuk ka pasur interesim nga ana e koncesionerëve për të kontraktuar shpëtimtarë të plazheve, megjithatë nga kryqi i kuq thonë se në ditët në vazhdim pritet që ketë kërkesa.
“Nuk kemi një përgjigje të saktë për faktin se brenda javës që vjen presim të ketë interes prej koncensionerëve, kijo zakonisht ndodh në javën e parë të korrikut, mbase edhe koha nuk ka qenë i mirë për plazh, kështu që besoj që në javën e ardhshme do ketë kërkesa. Plazhet kryesore kanë pas çdoherë shpëtimtarë, dhe besoj që edhe këtë vit do të jenë prezent.” – deklaroi Adhurime Dauti.
Nevoja për shpëtimtarë në ujërat e hapur është e madhe, megjithatë interesimi gjithnjë e më shumë po zvogëlohet. Të rinjtë gjithë e më pak interesohen për ta bërë këtë shërbim për shkak se gjatë sezonit veror nga mungesa e punëtorëve në sektorin e turizmit dhe hotelirisë, hapen vende pune për të rinjtë me paga më të larta. (Ilmije Zhaku, TVM2)
