Enti shtetëror i statistikave, Simovski: Një numër i madh i njerëzve ikin nga vendi, 15 mijë qytetarë ikin çdo vit nga vendi
Mesatarisht çdo vit nga Maqedonia e Veriut....

Mesatarisht çdo vit nga Maqedonia e Veriut larrgohen rreth 15 mijë qytetarë, ndërsa një pjesë e tyre janë të rinjtë në moshë prej 20, deri më 30 vjeç. Kështu u shpreh Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski në intervistën e dhënë për “Radio Europën e Lirë”.
Sipas tij, migirimi masiv i të rinjëve mbetet problem i madh demografik për vendin, ndërsa shteti assesi nuk mund të zbulojë shkaqet për këtë ikje masive dhe të përpilojë strategji afatëgjatë për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje, tha Simovski.
“Vlerësimi ynë është se diku rreth 15 mijë qytetarë për çdo vit për momentin po shpërngulen nga vendi ynë, një pjesë e tyre janë të rinjtë në moshën prej 20-30 vjeç, të cilët janë më së paku me shkoll të mesme, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë me arsimim të lartë”, tha Drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski, për REL.
Qytetarët e anketuar thonë se për shkak të mungesës së perspektivës dhe kushteve elemetare socio – ekonomike, të rinjtë braktisin vendin dhe marrin rrugën e gurbetit në vendet e Evropës me shpresë se ata do të rimbëkëmbin veten dhe familjet e tyre.
“Të arsyeshëm po largohen, sepse të punosh për 20 mijë denarë e diçka, nuk ja vlen”
“Të rinjtë ikin se këtu nuk kanë shëndetësinë dhe arsimimin e duhur dhe nuk kan perspektivë të garantuar për tu dëshmuar se janë kuadër i mirë, dhe i nevojshëm për këtë vend”
“Nëse dy prind të një fëmje, nuk mund të nxjerrin atë në rrugën prosperuese, pra t’ua plotësojnë kushtet elementare, atëherë çfarë të bëjnë të rinjtë këtu. Për shkak të pagave të ulëta, ata detyrohen të ikin nga vendi”
“Unë jamë shofer në NPQ dhe tek ne ka arritur një listë prej rreth 60 transportuesve të cilët janë të interesuar të shpërngulen dhe të punojnë në Gjermani. Edhe unë do të largohem nga ky vend, sa po të më ofrohet mundësia” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Nëse trendi i ikjes së të rinjëve vazhdon edhe gjatë viteve të ardhshme, parashikimet e autoriteteve të Entit Shtetëror Për Statistika, janë që për 50 vite, në Maqedoninë e Veriut të mbesin rreth 1.2 milion banorë rezident, tha Simovski për Radio Evropën e Lirë. (Rexhep Qamili, TVM2)
