Maqedoni
“Dita botërore e hemofilisë”, shoqatat hemofiliste kërkojnë mbështetje nga MPPS-ja
17.04.2015 17:00
Të rriturit me hemofili, që kanë deformime të nyjeve (gju, bërryl), duhet të marrin profilaksi, trajtim të rregullt me faktorët e koagulimit për parandalimin e gjakderdhjes...

Të rriturit me hemofili, që kanë deformime të nyjeve (gju, bërryl), duhet të marrin profilaksi, trajtim të rregullt me faktorët e koagulimit për parandalimin e gjakderdhjes, sepse në këtë mënyrë do të këtë një jetë më të lehtë, kërkuan shoqatat e ndryshme hemofiliste nga Maqedonia, të cilët me rastin e “Ditës botërore të hemofilisë”, për t’u solidarizuar me personat që vuaj nga kjo sëmundje dolën me moton "Të ndryshëm dhe megjithatë të njëjtë”.
Shoqatat hemofiliste në Maqedoni kujdes të veçantë i kushtojnë kategorisë më të ndjeshme, fëmijëve.
“Fëmijët me hemofili janë me profilaksi, apo marrin trajtim të veçantë për parandalimin e gjakderdhjes dhe kjo është një avantazh i madh. Kjo kategori marrin profilaksinë në çdo të dytën apo të tretën ditë të faktorit të kuagullimit dhe kjo u mundëson të jetojnë normalisht, pa pasur probleme. Prej tyre, me forma majore të hemofilisë 70% janë me aftësi të kufizuara dhe nëse ata do të kishin profilaksi, do të kishin një jetë më të qetë. Deri në moshën 26 vjeçare hemofolistët janë në grupin e fëmijëve, ndërsa pas 26 vjetëve ajo anulohet, sepse nuk kemi mundësi për t’u kujdesur dhe për t’u ndihmuar atyre më shumë”- deklaroi kryetarja e shoqatave hemofiliste në Maqedoni, Liliana Rajcevski.
Shoqatat hemofiliste në Maqedoni kërkojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale që ta trajtojnë këtë problem, i cili është shumë më i madh për shëndetin mbi moshën 26 vjeçare.
Në Maqedoni ka 320 hemofilistë dhe rasti i parë është regjistruar në vitin 1956.
FARIJE DAUTI-BAKIU
