Ekonomi
KRRE: Rriten çmimet e derivateve të naftës
08.07.2024 13:38
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve..
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,00 % në raport me vendimin e datës 1.7.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 denarë për litër.
Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,626 denarë për kilogram.
Nga data 9.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS - 95 - 84,00 (denarë/litër)
- - Benzinë motori - ЕUROSUPER BS – 98 - 86,00 (denarë/litër)
- - Naftë motori - ЕURODIZEL BS (D-Е V) - 77,00 (denarë/litër)
- - Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) - 75,50 (denarë/litër)
- - Mazut М-1 SU - 48,634 (denarë/kilogram)