Maqedoni

Ngërç në Transportin Publik në Shkup, transportuesit privat kërkojnë paratë, qytetarët presin urbanin me orë të tëra

08.07.2024 14:00

Transporti Publik në Shkup, akoma pa zgjidhje. Takimet mes përfaqësuesve të autobusëve privat....

Transporti Publik në Shkup, akoma pa zgjidhje. Takimet mes përfaqësuesve të autobusëve privat dhe përfaqësuesit e ndërmarrjes publike kanë realizuar takime, por fatkeqësisht mbledhjet kanë përfunduar pa zgjidhje. Marrëveshja me drejtorin e mëparshëm nuk ka realizim.
 
“Ne si transportues nuk kemi pasur asnjë thirrje për takim me drejtorin e ri. Drejtorët tanë që i kemi kanë pasur një takim, por që asgjë nuk është arritur, asnjë marrëveshje deri tani.”, - theksoi transportuesi privat, Oliver Petrushevski.
 
Qytetarët arsyetojnë transportuesit privat, thonë se duhet t’u shlyhen borxhet dhe të vazhdojë të funksionojë transporti në qytet.
 
“E di përse po bëjnë grevë dhe këtë gjë duhet ta rregullojnë.”, - tha një qytetar.
 
“Nuk është në rregull, edhe pse po bëjnë grevë, asgjë nuk po arrijnë.  Kryetarja e qytetit thotë se problemi nuk qëndron tek ajo.”, - tha një qytetar tjetër.
 
“Në këtë kohë kush punon pa para, ka njerëz që nuk janë të paguar që nga janari, por ne duhet të blejmë naftën dhe këtë ta paguajnë, duan apo nuk duan, duhet t’i lëshojnë paratë.”, - u shpreh një qytetar.
 
“Po presim, jam në pension, më duhet transport, por udhëtoj me autobusët e qytetit.”, - u shpreh një qytetare.
 
Transportuesit privat po vazhdojnë të punojnë me orar të reduktuar derisa të harxhojnë edhe atë pak naftë që ka ngelur në rezervuarët e autobusëve të tyre. Ndërmarrja e Transportit Publik ka paralajmëruar padi për transportuesit për mosrespektim të marrëveshjes. Qyteti i Shkupit thotë se distancohet nga kjo problematikë, zgjidhjen duhet ta bëjë ndërmarrja publike e transportit, thonë ata.
 
GAZMEND REXHEPI