Struga Trim Lum shpërtheu bombën e fundit të merkatos, e bënë për vete sulmuesin Kehinde

08.07.2024 16:07

Struga Trim Lum si një kampion ka bërë vërtetë një merkato kampionësh...

Struga Trim Lum si një kampion ka bërë vërtetë një merkato kampionësh, teksa informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se drejtuesit e struganëve kanë arritur marrëveshje me sulmuesin nigerian, Lanre Kehinde.

Nigeriani shkëlqeu edicionin e fundit me fanellën e Gostivarit, ku në 23 ndeshje, regjistrioi 12 gola dhe 5 asistime. Ndryshe gjatë karrierës së tij profesionale, në 200 ndeshje ka shënuar gjithsej 62 gola, pjesën më të madhe në Ligën e Parë turke, aty ku kishte luajtur me Elazigspor, Ankaraguxhu, Denizlispor, Umraniyespor dhe Menemenspor.

Paraqitje të mira kishte bërë edhe në Izrael, aty ku kishte kaluar gati 5 vite, në dy periudha të ndryshme, ndërsa përveç vendlindjes së tij, Nigeri, ai gjithashu kishte provuar veten edhe në Emiratet e Bashkuara Araba dhe Korenë e Jugut.

Kehinde, edhe pse 30-vjeç, është tepër një sulmues i fortë, një bishë e vërtetë kur janë në pyetje duelet një ndaj një, ndërsa këtë më miri e dëshmoi edhe edicionin e kaluar në elitën tonë të futbollit.

Ai kishte debutuar me gol në ndeshjen kundër Vardarit, ndërsa kishte shënuar edhe ndaj skuadrave më të mëdha. Skuadra e tij e preferuar, ishte Shkëndija, ndaj së cilës skuadër në tre ndeshje kishte realizuar 3 gola.

Kujtojmë, gjatë afatit kalimtarë të verës, Struga Trim Lum ka firmosur edhe me dy ish reprezentuesit e Maqedonisë, Kire Ristevski dhe Stefan Spirovski, pastaj dy portierët, Filip Dujmoviç dhe Hristijan Stevkovski, mbrojtësit e krahut Bojan Ilievski dhe Masaaki Takahara, si dhe dy mesfushorët Stefan Jeftovski dhe Arbi Vosha. (infOSport.mk)