Maqedoni

Parashikimi i motit

09.07.2024 09:06

Temperaturat ditën e sotme parashikohet të arrijnë deri në 39°C, teksa do të ketë kthjellimet gjatë gjithë ditës.

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut të shoqëruar me bubullima dhe stuhi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.
 
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 31°C deri në 39°C. Indeksi UV do të jetë 9.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla. Era do të fryjë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.