Maqedoni

Nis punimet treditore Samiti i NATO-s, Mickoski siguron investime amerikane

09.07.2024 15:36

Nga 9-11 korrik, ditë të rezervuara për Samitin e NATO-s në Uashington....

Nga 9-11 korrik, ditë të rezervuara për Samitin e NATO-s në Uashington. Ukraina, mbrojtja e Evropës, si dhe bashkëpunimi me rajonin indo-pacifik janë temat kryesore të këtij takimi të paktit veri-atlantik, ku njëherit përkon me 75-vjetorin e themelimit të aleancës. Delegacioni qeveritar atje, në suaza të mbledhjes po shfrytëzon rastin për takime me kryeministra, senatorë dhe biznesmenë, ku pritet të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme. Investime  nga biznesmenët amerikanë sigurohen të mbërrijnë në vendin tonë, në zonë zhvillimore industriale teknologjike, të shoqëruara me vende të reja pune.
 
“Biseduam për mundësinë për ta zgjeruar prezencën tonë në Maqedoni të Veriut dhe për mundësitë që t’i prezantoj për të dyja palët, për Maqedoninë e Veriut dhe “Vabtekun”. Më konkretisht, zgjerimin e kapaciteteve aktuale me objekt të ri. Investime përafërsisht prej 35 milionë eurosh dhe hapjen e 100 vendeve të reja pune. Investimet do të jenë në rrethinën e Shkupit.”, - deklaroi Greg Sbroko nga kompania amerikane “Vabtek”.
 
Praktikisht, thithjet e investimeve të huaja për kryeministrin Mickoski paraqesin ndryshim të klimës politike dhe ekonomike. Vendi duhet sipas veprave dhe lajmit të mirë për zhvillim, vlerëson shefi i ekzekutivit.
 
“Kjo do të thotë se do të kemi rritje të eksportit, pra do të kemi ndikim pozitiv në Bruto Prodhimin e Brendshëm. Ajo që paraqet obligim, fokus kryesor për këtë Qeveri është ekonomia dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Në këtë mënyrë duam vetëm të tregojmë se duke sjell investime, praktikisht ne dëshmojmë se po ndryshojmë klimën më Maqedoni, diçka që deri më tani ka qenë shqetësuese për qytetarët.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Gashi në Samitin Parlamentar të Aleancës
 
Në Uashington po qëndron edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi,  respektivisht, si pjesëmarrës në Samitin Parlamentar të NATO-s. Nga kabineti i tij njoftojnë takime dypalëshe të tij me përfaqësues të lartë amerikanë dhe diplomatë të ndryshëm.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU