Botë

Ukrainë, ShBA-ja dënon “brutalitetin rus” në Ukrainë

09.07.2024 17:17

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënuan ashpër sulmin e fundit rus ndaj Ukrainës në spitalin e fëmijëve në qytetin e Kievit...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dënuan ashpër sulmin e fundit rus ndaj Ukrainës në spitalin e fëmijëve në qytetin e Kievit. Nga ky sulm, i cili konsiderohet si një ndër më vdekjeprurësit, mbetën të vrarë civilë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë edhe dy punonjës. Sulmet ushtarake ruse kishin goditur edhe 5 qytetet e Ukrainës gjatë orës së pikut, duke përfshirë Kievin, Dnipron, Kryvyi Rih, Slovyansk dhe Kramatorsk.
 
“Ato ishin lokacione, që nuk shërbejnë për asnjë qëllim ushtarak, ato janë lokacione me infrastrukturë civile, që nuk duhet, nuk mundet dhe nuk guxon të jetë qëllim i sulmeve ushtarake. Por, edhe njëherë pamë se Putini, me qëllim po e godet infrastrukturën civile si pjesë e luftës së tij të përgjakshme ndaj Ukrainës.”, - deklaroi zëdhënësi i DASh-it, Metju Miller. 
 
Në Samitin e NATO-s që fillon sot në Uashington, "ne do të marrim vendime për të forcuar më tej mbështetjen tonë për Kievin: Rusia duhet të pranojë një zgjidhje në të cilën Ukraina do të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur”, ka theksuar kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Përndryshe, sot u dhanë donacione për të ndihmuar në rindërtimin e spitalit kryesor të fëmijëve në Kiev, ndërsa Ukraina mban zi për të paktën 41 njerëz të vrarë gjatë një sulmi të madh raketor rus në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera një ditë më parë.
 
BELINDA KOKA ADEMI