Maqedoni

Parashikimi i motit

10.07.2024 09:00

Teksa i nxehti afrikan vijon, pritet që gjatë ditës së sotme vlerat maksimale të arrijnë deri në 40°C....

Temperaturat në vendin tonë për këtë të mërkurë parashikohen të jenë më të larta se një ditë më parë. Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa vetëm gjatë pasdites në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave.
 
Temperaturat minimale do të jenë në interval prej 13 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë prej 33 deri në 40°C. Indeksi UV do të jetë 9.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 21°C, ajo maksimale do të arrij në 39°C.