Botë
Arritën në Ukrainë 300 ushtarë amerikanë
17.04.2015 17:38
Rreth 300 paratrupa amerikane kanë arritur në Ukrainë këtë javë për të trajnuar trupat e Gardës Kombëtare të Ukrainës...

Rreth 300 paratrupa amerikane kanë arritur në Ukrainë këtë javë për të trajnuar trupat e Gardës Kombëtare të Ukrainës, e cila është duke luftuar separatistët pro-rusë në lindje të vendit.
Ata do të trajnojnë 900 anëtarë të forcës rezerviste, e cila është thirrur në vitin 2014.
Trajnerët e SHBA-së janë nga Brigada 173 e Ushtrisë amerikane, një njësi me bazë në Itali, e cila shërben si përgjigje për Evropën.
Trupa të së njëjtës njësi janë vendosur në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani në vitin 2014, për të trajnuar forcat e atjeshme dhe për të lehtësuar shqetësimet e ngritura pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
Por, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur kundërshtimin rus për vendosjen e 300 paratrupave amerikane në Ukrainë. Ai ka thënë se prania e ushtarëve amerikanë mund të destabilizojë edhe më tej situatën.
