Maqedoni

Një delegacion qeveritar merr pjesë në Samitin e NATO-s

10.07.2024 10:39

Në Samitin e NATO-s që mbahet në Uashington, merr pjesë një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Mickoski....

Në Samitin e NATO-s që mbahet në Uashington, merr pjesë një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Mickoski. Kryeministri Mickoski në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është takuar me kongresmenen Klaudia Teni, bashkëkryetare e Grupit të Miqësisë Maqedonase të Kongresit Amerikan.
 
"Diskutuam bashkëpunim intensiv të bazuar në parimet e miqësisë, respektit reciprok dhe mbështetjes reciproke. Interesat strategjike realizohen përmes kontakteve intensive dhe politikave parimore. Ne luftojmë për pozitat e Maqedonisë në çdo fushë", ka shkruar Mickoski në Facebook.
 
Gjatë vizitës së tij në Uashington, Mickoski u takua edhe me kongresmenin Brendan Boyle, me të cilin biseduan për prioritetet e aleancës së NATO-s dhe rëndësinë e ruajtjes së demokracisë dhe paqes, si dhe u promovuan mundësitë dhe potencialet ekonomike që ofron vendi.
 
Kryeministri Mickoski pati takim pune edhe me kryetaren e NDI-së, Tamara Kofman Vites, me të cilën biseduan për proceset demokratike në vend. Mickoski pati takim edhe me ish-ambasadorin e SHBA-së në vend, Philip Ricker.