Maqedoni
Marrëveshja “Behtel dhe Enka” nuk ndërpritet, Qeveria do të tentojë të fitojë më shumë kilometra
10.07.2024 14:32
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, konsideron se shteti mund të përfitojë...

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, konsideron se shteti mund të përfitojë më shumë kilometra për të njëjtën shumë të dakorduar me kontraktuesin e korridorit 8 dhe 10D, “Behtel dhe Enka”, në vend që të shkëputet njëanshëm kontrata, e cila kushton 240 milionë euro për një autostradë të papërfunduar. Sipas tij, marrëveshja është klasifikuar si sekret shtetëror dhe kjo nuk është në përputhje me ligjin, sepse në Maqedoni është shumë e qartë se çfarë mund të klasifikohet.
“Jam i sigurt se mund të përfitojmë më shumë kilometra autostradë se sa është rënë dakord, për të njëjtin kornizë financiare. Qeveria e mëparshme i ka paguar kontraktorit 240 milionë euro për asgjë, sepse nuk shohim rezultate. Prandaj, do të jetë jo miqësore të ndërpritet kontrata dhe paratë janë tashmë te kontraktori. Mund të na padisin dhe duhet të paguajmë dëmshpërblim dhe mund të mbetemi pa asnjë kilometër autostradë. Angazhimi im është që të luftoj për të ndryshuar kontratën dhe për të njëjtat para të përfitojmë më shumë.”, - deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski.
Sipas Nikollovskit, revizioni tashmë ka një raport për punën e mëparshme në këtë projekt më të madh infrastrukturor në vend dhe nëse ka ndonjë krim në të, Prokuroria do të duhet të deklarohet pasi të shqyrtojë detajet.
FLUTURA LATIFI
