Maqedoni

Samiti i NATO-s, Stoltenberg: E ardhmja, Ukraina, tema kyçe

10.07.2024 15:37

E ardhmja e aleancës, Ukraina, siguria në Evropë janë temat kryesore në tavolinën e Samitit të NATO-s në Uashington...

E ardhmja e aleancës, Ukraina, siguria në Evropë janë temat kryesore në tavolinën e Samitit të NATO-s në Uashington. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është kriza më e madhe e sigurisë ndër breza, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, i cili pret nga anëtarët e paktit veriatlantik  mbështetje të mëtutjeshme për Kievin.
 
“Samiti me vendime për të ardhmen që ka të bëjë me përcaktimin e sigurisë, për Ukrainën dhe për rritjen e raporteve me rajonin indo-pacifik. Për Ukrainën pres nga aleanca që të arrijnë pajtueshmëri për pakon thelbësore.”, - deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
 
Mickoski nga takimet me senatorë: Investimet dhe ekonomia, sfidë kryesore e vendit
 
Në suaza të takimit të aleancës, kryeministri Mickoski është në takime dypalëshe me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, ku janë prezantuar fokuset kryesore të Qeverisë së re. Para politikanëve amerikanë, Mickoski ka thënë se ballkanasve si popuj që kanë kaluar nëpër shumë sfida, bashkëpunimi, investimet dhe zhvillimi u sjellë jetë më të mirë. E armdhja do të sfidohet edhe me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka theksuar Mickoski.
 
“Bllokadat, pengesat dhe obstruksionet duhet të jenë mbetje e një të kaluarës prej së cilës rajoni duhet të nxjerrë mësime se si bllokohet në konteste jologjike që krijojnë stereoptipe dhe mosmarrëveshje mes qytetarëve.” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga shërbimi qeveritar.
 
Ndërkohë, nuk dihet akoma nëse Mickoski do të takohet me homologun grek, Micotakis, në Uashington. Duke folur për Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen evropiane të rajonit, kreu  i Qeverisë helene në këshillin për marrëdhënie të jashtme ka shprehur shqetësim për përdorimin e emrit  të shtetit “Maqedonia” nga Qeveria aktuale.
 
“Kur dëgjoj se Qeveria e re brenda shtetit thotë “Republika e Maqedonisë”, më paraqitet shqetësim i madh. Kjo nuk është konstruktive dhe nuk ndihmon në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.”, - theksoi kryeministri i Greqisë, Kirijakos Micotakis.
 
Mickoski vazhdimisht ka potencuar se Marrëveshja e Prespës është realitet, por që kërkon implementim të dyanshëm, duke rikujtuar fqinjin verior për moszbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja në fjalë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU