Kurti për CNN: Serbia si Rusia, do zgjerim të territorit!
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje....

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë për t’i larguar bazat ushtarake përreth kufirit me Kosovën. Gjatë intervistës së përbashkët me Ëeslej Klark për CNN, Kurti tha se Serbia dhe Rusia janë të ngjashme për shkak të interesit të përbashkët të tyre për t’i zgjeruar territoret e tyre.
“Fqinji ynë Serbia është shumë agresiv ndaj Kosovës, fillimisht duke mos e njohur si shtet të pavarur. Krahas kësaj është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi. Ka 48 baza operative përreth kufirit duke pritur për një dritare mundësie. Ajo çfarë kërkojmë nga partnerët perëndimorë është që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, që secila ka 50-150 ushtarë.”, - deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Klark: Serbia dëshiron veriun e Kosovës
Në të njëjtën linjë edhe ish-gjenerali i NATO-s, Ëeslej Klark, i cili tha se e Serbia është dora e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ku sipas tij Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës.
“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave të Rusisë. Vuçiqi është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në të dy anët, por kur të vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës.”, - theksoi ish-gjenerali i NATO-s, Ëeslej Klark.
Klark shtoi se ekziston mundësia që nëse NATO-ja “çalon” në Ukrainë, atëherë problemet nga atje do të barten në Ballkanin Perëndimor. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
