Botë
Kapen 47 kilogram kokainë në Zvicër, arrestohen 5 shqiptarë
10.07.2024 17:55
Pesë shqiptarë janë arrestuar në aeroportin e Zyrihut pasi u kapën me kokainë...

Gjatë një kontrolli të bagazheve në aeroportin e Zyrihut të dielën, punonjësit e Zyrës Federale të Doganave dhe Sigurisë Kufitare gjetën një sasi të madhe kokaine.
Sipas raportimeve të mediave vendase, policia e Zyrihut nisi menjëherë një hetim, i cili ka çuar në sekuestrimin e gjithsej 47 kilogramë kokainë.
Policia arrestoi pesë të dyshuar si shitës droge të moshave 25 deri në 40 vjeç, të gjithë me origjinë shqiptare.
