Ukraina dhe Lindja e Mesme, temat kryesore të Samitit të NATO-s në Uashington

10.07.2024 17:51

Presidenti amerikan Bajden, para fillimit të Samitit të NATO-s...

Presidenti amerikan Bajden, para fillimit të Samitit të NATO-s, ka njoftuar një plan për të dërguar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, ndërsa Rusia shton sulmet.

“Po njoftoj një dhurim historik të pajisjeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Holanda, Rumania dhe Italia do t'i ofrojnë Ukrainës pajisje prej pesë sistemeve strategjike të mbrojtjes ajrore. Kurse muajt e ardhshëm do të sigurojmë sisteme shtesë taktike të mbrojtjes ajrore.”, - deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden.

Shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg, u kërkoi udhëheqësve të vazhdojnë të mbështesin Kievin pa marrë parasysh koston, duke thënë se rezultati i luftës do të formësonte sigurinë globale për dekadat e ardhshme.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës është kriza më e madhe e sigurisë në gjeneratat e fundit. Ukraina ka treguar guxim të jashtëzakonshëm dhe aleatët e NATO-s kanë ofruar mbështetje të paprecedentë, por realiteti është se nuk ka mundësi alternative me një Rusi agresive. Kostoja më e madhe dhe rreziku më i madh do të jetë nëse Rusia fiton në Ukrainë. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë.”, - theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zelenski ka paralajmëruar botën se nuk mund të presë deri në zgjedhjet e nëntorit në ShBA, që të ndërmarrë veprime për të refuzuar Putinin.

“Është koha për të nisur, për të dalë nga hija, për të vepruar dhe për të mos pritur “nëntorin” apo ndonjë muaj tjetër. Në fund, së bashku duhet të jemi të fortë dhe të pakompromis. Dhe mbi të gjitha, liderët e Amerikës dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të jenë të pakompromis në mbrojtjen e demokracisë, të pakompromis ndaj Putinit dhe çdo terrori të mundshëm.”, - u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Në të njëjtën kohë, liderët evropianë në Samitin e NATO-s po përqendrohen gjithashtu në shpjegimin e taksapaguesve të zakonshëm amerikanë se aleanca ushtarake vlen para, pasi çështja e ndarjes së barrës është bërë një top politik për të dyja palët në ShBA dhe kërcënon për t'u bërë pengesë serioze për aleancën, nëse një administratë e dytë Tramp vjen në pushtet. (Fitore Demolli, TVM2)