Maqedoni

Parashikimi i motit

11.07.2024 09:02

Vala e të nxehtit vijon të përfshijë vendin tonë, teksa temperaturat vijojnë të jenë të larta....

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23°C ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 34 deri në 41°C. Indeksi UV do të jetë 9.
 
Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39°C.