Maqedoni

Samiti i NATO-s; Siguria, Ukraina, partneriteti, Mickoski: Do të kontribuojmë për vlerat e aleancës

11.07.2024 15:15

Vendi ynë është i gatshëm të kontribuojë me aleatët e paktit veri-atlantik në promovimin e paqes...

Vendi ynë është i gatshëm të kontribuojë me aleatët e paktit veri-atlantik në promovimin e paqes, stabilitetit dhe sundimin e së drejtës ndërkombëtare, ka theksuar kryeministri, Hristijan Mickoski. Vendimet për të ardhmen që ndërlidhen me mbrojtjen, Ukraina, zgjerimi i partneritetit me Azinë Paqësore, u diskutuan në Samitin e NATO-s në Uashington.
 
“Si popull me numër të vogël duam të vërtetojmë se ajo që për ne është e rëndësishme, janë bisedat që po i zhvillojmë këtu për vendimet e rëndësishme të cilat do ta modelojnë të ardhmen e njerëzimit në dekadat vijuese. Edhe ne do ta japim kontributin tonë. Maqedonia si shtet ka ndërmend të vazhdojë me mënyrën e promovimit të vlerave. Si Qeveri maqedonase, duam të jemi krah për krah me aleatët tanë dhe ta vërtetojmë frymën e lirë të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Bajden: Rusia po forcohet, duhet shtuar kujdesi
 
Rusia po rrit prodhimin e armëve dhe kjo nuk duhet lejuar, në fakt NATO-ja të jetë vigjilente, konstaton presidenti i ShBA-së, Xho Bajden.
 
“Ky premtim i ri dërgon mesazh të pagabueshëm në botë se çdo vend anëtar i NATO-s është i përkushtuar ta bëjë punën e vet që ta mbajë aleancën të fuqishme. Mundemi dhe do ta mbrojmë secilën pjesë të territorit të NATO-s dhe këtë do ta bëjmë bashkë.”, - theksoi presidenti i ShBA-së, Xho Bajden.
 
Stoltenberg: Ndihmojmë Ukrainën me pako pesëpikëshe
 
Komanda e NATO-s për Ukrainën për të ofruar ndihmë dhe trajnime për sigurinë, zotimi afatgjatë për të vazhduar mbështetjen dhe marrëveshjet e reja dypalëshe të sigurisë midis aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës, janë pikat thelbësore të pakos për Kievin, bën të ditur sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
 
“Do ta përkrahim Ukrainën me planifikimin dhe koordinimin e donacioneve, do të menaxhojmë me transferin dhe me riparimin e pajisjeve. Po ashtu do të sigurojmë përkrahje për zhvillim afatgjatë të forcave ushtarake të Ukrainës. Kjo nuk do ta bëjë NATO-n pjesë të konfliktit, por do ta ndihmojë Ukrainën në të drejtën e vetëmbrojtjes.”, - u shpreh sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. 
 
Aleatët e NATO-s, me konkluzë se pakti asnjëherë më parë s’ka qenë më i fuqishëm dhe është e gatshme të përballet me çdo lloj kërcënimi.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU