Memorandum bashkëpunimi, Gjykata Kushtetuese dhe "Justiniani i parë"

11.07.2024 15:41

Gjykata Kushtetuese do të marrë mendime..

Gjykata Kushtetuese do të marrë mendime dhe mbështetje juridike nga profesorë të Fakultetit Juridik në Shkup "Justiniani i parë". Këtë e parasheh memorandumi për bashkëpunim që nënshkruan kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i parë”, Sasho Georgievski.

Ky bashkëpunim do të sjellë aktivitete, projekte dhe punëtori, me qëllim shkëmbimin e mendimeve për tema të rëndësishme për Gjykatën Kushtetuese. Kultura e ulët politike, juridike, kushtetuese dhe gjyqësore ka prodhuar besim të ulët të qytetarëve në gjyqësor dhe institucione të tjera.
 
Për mua më e rëndësishme është të dëgjojmë mendimin juridik për tema dhe dilema të rëndësishme juridiko-kushtetuese. Tema të tilla ne na paraqiten çdo ditë dhe në çdo seancë gjatë punimit të secilës lëndë. Dilema rreth çështjeve të rëndësishme juridiko-kushtetuese. Nga ato punëtori dhe konferenca do të lindin punime të përbashkëta. Ideja është të ndihmojmë njëri-tjetrin.”, - deklaroi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.
 
“Gjykatës Kushtetuese i është e nevojshme bazë akademike. Ne jemi këtu të ndihmojmë. Jo rastësisht, Gjykatat Kushtetuese në botë, sidomos ato shtetet më serioze në radhët e tyre, kanë edhe përfaqësues të akademisë dhe juristë të dalluar që kanë publikuar punime dhe janë marrë me shkencë. Ne jemi të interesuar për ndihmë dhe bashkëpunim intensiv.”, - theksoi dekani i Fakultetit Juridik "Justiniani i parë", Sasho Georgievski.
 
Sa i përket gjykatëses, Dobrilla Kacarska dhe pensionimit të saj, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, nuk deshi të komentojë dhe tha se qëndrimi i Gjykatës mbetet i njëjtë. Kacarska ka të drejtë të mbetet gjykatëse kushtetuese, pasi që funksioni i saj nuk përfundon me plotësimin e kushtit për pensionim.