Botë

KB: Mbi 6.100 persona nga fillimi i konfliktit në Ukrainë

17.04.2015 19:44

Më shumë se 6.100 persona e kanë humbur jetën në përleshjet të cilat filluan para një viti në pjesën lindore të Ukrainës...

Më shumë se 6.100 persona e kanë humbur jetën në përleshjet të cilat filluan para një viti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa mosrespektimi i armëpushimit në mënyrë plotësuese e keqëson situatën me të drejtat e njeriut në këtë territor, njoftoi sot në Gjenevë shërbimi i Përfaqësuesit të lartë të KB-së për të drejta të njeriut.
 
Në raport thuhet se nga prilli i vitit të kaluar, e deri më tani, janë lënduar 15.474 persona, por shtohet edhe se numri i saktë i të vrarëve dhe të lënduarve do të mund të jetë më i madh.
 
Në fillim të muajit të kaluar numri i të vdekurve e ka tejkaluar kufirin prej 6.000. Nga fillimi i këtij viti 400 civilë ukrainas janë vrarë ose nga sulme artilerike ndaj objekteve banesore, pse nga mina kundërkëmbësorike ose nga bomba të pashpërthyera në territore nën kontroll të forcave të sigurisë ose të separatistëve.
 
Siç njofton TASS, zëdhënësja e Agjencisë së KB-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Ravina Shamdazani ashpër i dënoi vrasjet në Kiev të ish-deputetit Oleg Kallashnikov dhe gazetarëve Oles Buzina dhe Sergej Suhobok. Ajo kërkoi hetim të shpejtë, të pavarur dhe të besueshëm për zbulim të vrasësve./mia