Maqedoni
Qeveria me rekomandime: Nga sot shteti është në fazën portokalli
12.07.2024 09:19
Nga sot e deri në mesin e javës së ardhshme disa vende të RMV-së do të jenë në fazën portokalli...

Nga sot e deri në mesin e javës së ardhshme disa vende të RMV-së do të jenë në fazën portokalli për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta. Sipas rekomandimeve që Qeveria miratoi dje në një seancë online, shtatzënat dhe personat mbi 60 vjeç duhet të lirohen nga puna.
Punëdhënësve u rekomandohet të riorganizojnë aktivitetet e tyre të punës për të shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00, dhe kopshteve të mos organizojnë aktivitete në natyrë ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00.
