Maqedoni
Mickoski në disa takime bilaterale në Uashington
12.07.2024 10:53
Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri Mickoski realizoi disa takime dhe biseda bilaterale....

Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri Mickoski realizoi disa takime dhe biseda bilaterale.
Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, Mickoski ka takuar nënsekretarin për çështje politike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, John Bass. Bashkëbiseduesit diskutuan për interesat strategjike të shtetit, për përpjekjet e Maqedonisë për përmbushjen e tyre, si dhe për integrimin dhe përparimin e rajonit.
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe sundimi i ligjit janë prioritetet e qeverisë së re, theksoi Mickoski në takim dhe shtoi se e ardhmja e rajonit qëndron në bashkëpunimin e ngushtë të shteteve dhe fokusi në gjërat që na bashkojnë si dhe krijimin e një të ardhmeje që do të sjellë prosperitet për të gjithë.
Kryeministri Mickoski pati takim edhe me presidentin e Republikës së Çekisë, Petr Pavel, me të cilin biseduan për shfrytëzimin e potencialit për bashkëpunim ekonomik dhe politik.
Mickoski theksoi se e ardhmja e rajonit është në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian dhe se mbi atë plan janë bërë shumë lëshime dhe anulime të cilat nuk janë vlerësuar plotësisht dhe se duhet të ndalet frenimi përmes kontesteve të paarsyeshme.
Mickoski pati takim edhe me kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas, me të cilën bisedoi për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen për integrimet e Maqedonisë në BE.
