Maqedoni

Aziri për lojërat e fatit: VLEN të mbështes pr ligjin tonë

12.07.2024 11:11

Për lojërat e fatit reaguan nga Fronti Evropian nga ku i bëjnë thirrje VLEN-it të mbështes propozim ligjin e tyre...

Për lojërat e fatit reaguan nga Fronti Evropian nga ku i bëjnë thirrje VLEN-it të mbështes propozim ligjin e tyre, që zgjidh këtë problematikë.  Deputeti nga rradhët e Fronitit Evropian Elmi Aziri potencon se kanë dorëzuar në procedurë parlamentare pr/ligj për Lojërat e fatit në prill të vitit 2022, por që për arsye të panjohura, kryetari i Komisionit të Financave, që ishte nga VMRO-DPMNE, nuk ka vepruar  në trajtimin e ligjit në fjalë. Me këtë ligj sipas tij, parashihet mbyllja e objekteve të lojërave të fatit në vendbanimet tona dhe veprimin e tyre vetëm në hotele me 5 yje.

“Ky ligj zgjidh përfundimisht problemin me kazinotë, pikat e basteve dhe objektet e tjera për lojërat e fatit që janë kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Kazinotë do të hiqen nga shkollat, kopshtet, por jo vetëm prej andej, do të largohen edhe nga vendbanimet, fshatrat dhe qytetet, nga shtëpitë tona dhe do të funksionojnë vetëm në ambiente të mbyllura, hotele me pesë yje ku do të jetë e pamundur për të miturit të marrin pjesë, si dhe qytetarë që vijnë nga kategoritë  sociale. I bëjmë thirrje koalicionit VLEN  që ta mbështesë këtë ligj dhe të kushtëzojë edhe mazhorancën parlamentare që të bëjë të njëjtën gjë, siç kanë premtuar në fushatën parazgjedhore.”, tha Elmi Aziri nga Fronti Evropian.