Maqedoni
Taravari: Studentët më të mirë do të punësohen në klinika
12.07.2024 14:52
Punësim në spitalet shtetërore menjëherë pas diplomimit do t'u ofrohet pesë studentëve më të mirë...

Punësim në spitalet shtetërore menjëherë pas diplomimit do t'u ofrohet pesë studentëve më të mirë nga fakultetet e mjekësisë në Shkup, Tetovë dhe Shtip. Do të bëhen ndryshime ligjore për të mbajtur stafin mjekësor në vend. Nga viti i ardhshëm, autoritetet shëndetësore shpresojnë të punësojnë 10 nga studentët më të mirë.
“Pesë të diplomuarit nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup do të kërkojnë punë në njërën nga klinikat apo spitalet në Shkup, pesë të diplomuarit më të mirë nga Tetova do të kërkojnë punë në Tetovë dhe nga Shtipi ne t'u ofrojmë punë në spitalin klinik në Shtip.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Këtë vit për mjekësi do të studiojnë 200 studentë, kuotat po plotësohen, por dalja e stafit në vendet e Evropës Perëndimore është e madhe.
“Do ta kemi të vështirë ta përballojmë këtë problem, ndërsa politikat e vendeve të huaja për pranimin e mjekëve tanë janë liberalizuar. Por, ne duhet të përmirësojmë kushtet, mbi të gjitha, për punësimin e studentëve të diplomuar, nuk kemi problem me studentët. Studentët nuk ikin, mjekët e diplomuar po ikin.”, - theksoi dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. dr. Svetozar Antoviq.
Autoritetet shëndetësore do të lënë pezull disa specializime ku ka mungesë të stafit, si në onkologji, radiologji, patologji dhe anesteziologji. Specializimet private do të ulen me 50 për qind. Ministri Taravari javën e ardhshme do të bisedojë me praktikantët privatë në protestë, duke kërkuar rritje të pagave, sigurime shëndetësore dhe punësim të përhershëm.
FITORE DEMOLLI
