Maqedoni

Marrëveshja e Prespës, Mitsotakis: Të respektohet, eurointegrimi varet prej saj

12.07.2024 15:27

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis i ka informuar kolegët e tij në NATO se kryeministri Mickoski...

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis i ka informuar kolegët e tij në NATO se kryeministri Mickoski nuk po e zbaton nenin kyç të Marrëveshjes së Prespës, e që është çështja e emrit, për ta përdorur erga omnes, pra brenda dhe jashtë vendit. Greqia “nuk do të zbulojë armët që ka në dispozicion për t'iu përgjigjur taktikave të udhëheqjes së vendit fqinj”, thotë Mitsotakis, i cili shpreson se autoritetet në vend do të kuptojnë se kjo taktikë është krejtësisht kundërproduktive.
 
“Marrëveshjet duhet të respektohen. Kjo është diçka që e theksova në plenumin e NATO-s dhe është diçka që mendoj se e kuptojnë të gjithë aleatët tanë. Ne duam që Maqedonia e Veriut të ndërmarrë hapa drejt BE-së. Por, për këtë parakusht është respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe respektimi i marrëveshjeve që vendi ka nënshkruar. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, kjo është diçka që udhëheqësia e Shkupit do ta kuptojë.”, - deklaroi kryeministri i Greqisë, Kirijakos Mitsotakis. 
 
Departamenti i shtetit: Të ruhen përfitimet nga dokumenti
 
ShBA-ja do të punojë me të dyja palët që të ruhen përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, thonë nga Departamenti i Shtetit.
 
“Marrëveshja e Prespës ishte një arritje historike në zhbllokimin e arritjeve të sigurisë në Evropën Jugore dhe Lindore. Shtetet e Bashkuara mbështesin këtë marrëveshje jetike. Ritheksojnë rëndësinë e respektimit të saj dhe do të punojnë me të gjitha palët që t’i ruajnë përfitimet e saja.”, thonë nga Departamenti i Shtetit.
 
Kryeministri Mickoski ripërsërit se brenda vendit shtetin do ta quajë “Maqedoni”, ndërsa jashtë vendit, në kontekst zyrtar me emrin kushtetues.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU