Botë

19 viktima pas një aksidenti të rëndë në Tanzani

17.04.2015 21:17

Së paku 19 persona e kanë humbur jetën të premtën pasi një autobus i vogël ka rënë në një lumë në pjesën jugore të Tanzanisë...

Aksiddenti ka ndodhur në autoudhën në Mbeja, një qytezë në pjesën jugore të vendit, njofton shefi i policisë së kësaj qyteze, Ahmed Msangi.
 
Tre të tjerë janë lënduar.
 
Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në këtë vend të Afrikës lindore, ku autobusët janë forma kryesora e transportit publik dhe të cilat shpesh janë tejmase të ngarkuara.
 
Sipas njoftimeve zyrtare, mbi 100 persona e kanë humbur jetën në aksidentet e rrugës gjatë muajve të fundit në Tanzani./evropaelire