Rruga “Cvetan Dimov” në Çair nuk do të jetë më pikë e zezë për vozitësit
Kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës :”Cvetan Dimiov” apo e njohur si rruga e Jahja Pashës, në Komunë e Cairit e cila është një prej pikave me të zeza të komuniacionit ku brenda ditës qytetarët humbin më së paku gjysëm orë, bëri të ditur kryetari I komunës së Cairit, Izet Mexhiti...

“Punimet fillojnë në pjesën më kritike, ku kemi dy dalje, dy kycje të lagjes së Seravës dhe dy kycje të lagjes së Gazi Babës dhe ku brenda ditës qytetarët gjatë kalimit humbin më së paku gjysëm ore për të kaluar në këtë rrugë, që është rrugë mjaft e frekuentuar, dhe që lidh qendrën me komunën e Butelit lidh shumë akse rrugore në qytetin e Shkupit dhe ne po fillojmë bashkpunim me qytetin e Shkupit” – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Sipas numrit një të Çairit, zgjerimi i rrugës në këtë pjesë mjaft kritike do të filloj nga rruga Stojna Sevkova deri te Rruga Kosta Abrasheviq, pra gjatësia është 200 metra, ku ka katër lidhje me Lagjet, Serovë dhe Gazi Babë.
“Fillimisht ndodh dislokimi i infrastrukturës nëntokësore, të kabllave, të EVN-së dhe gypave të ujësjellsit atmosferik, ku vlen të përmendet edhe donacioni nga EVN-ja që bën në Komunën e Cairit, përshkak se dislokimi do të bëhet nga ndërmarrja EVN, ku e falënderoj publikisht do të ndodh zgjerimi I mbikalimit sepse duhet ti përshtatet zgjerimit të rrugës, e cila do të ketë nga tre korsi në dy anët” - tha Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Mexhiti ka paralajmëruar edhe zgjerimin e Rrugës :Kristian Todorovski Karposh, prej te Vero deri ne kufi të Cairit, punimet e së cilës do të fillojnë me 1 tetor, ndërsa në muajin mars 2016 do të zgjerohet edhe rruga e plastikave apo bulevardi Nikolla Karev.
Sipas konstruktit financiar zgjerimi i pjesërishëm i rrugës Cvetan Dimov është 18 milion denar, zgjerimi i tërrësishëm i rrugës Kristian Todorovski Karposh është 72 milion denar dhe zgjerimi i rrugës së plastikave ose bulevardi Nikolla Karev kap shumën prej 90 milion denarë apo nëse i transformojmë në euro janë 3 milion euro investime nga qyteti i Shkupit që duhet të ndodhin brenda vitit deri në muajin mars në komunën e Cairit në zgjerimin e këtyre tre rrugëve. (Rina Turkeshi Saiti, TVM2)
