Maqedoni

Higjiena në qytetin e Shkupit, substandarte, HK Shkup ankohet se s’ka punëtorë sezonal

13.07.2024 16:01

Higjiena në amijentet publike në Qytetin e Shkupit...

Higjiena në amijentet publike në Qytetin e Shkupin kë shumë për të dëshiruar. Gjatë ditëve të nxehta të verës kjo shndërrohet në problematikë shtesë pasi vec aromës së pakëndshme, pastërtia është edhe burim serioz për paraqitjen e infeksioneve dhe mbi të gjitha ajo krijon imazh të keq për ato pak turistë që vendosin të viztitojnë kryeqytetin.
 
Higjiena Komunale në Shkup pranon situatën e rënduar dhe fajin ia hedh Këshillit të Qytetit i cili sipas ndërmmarrjes nuk ka mundësuar punësimin e punëtorëve sezonal.
 
“Aktualisht, Higjiena Komunale Shkup nuk është në gjendje të realizojë plotësisht Planin e Veprimit për ruajtjen e pastërtisë publike në zonën e Qytetit të Shkupit për shkak të pamundësisë për të angazhuar punonjës sezonal – për shkak të faktit që Programi për aktivitete shtesë në fushën e pastërtisë publike në zonën e Qytetit të Shkupit nuk është miratuar në sesionin e 47-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, mbajtur më 30.05.2024, ndërsa kërkesa për shqyrtimin e tij është refuzuar në sesionin e 49-të të Këshillit të Qytetit, mbajtur më 19.06.2024.” - thuhet në përgjigjen me shkrim të Higjienës Komunale. 
 
Pak më mirë është situata në Carshinë e Vjetër të Shkupit. Ku sipas Higjienës Komunale zbrazja e koshave bëhet tre herë në ditë.  Edhe qytetarët me vlerësime të ndara sa i përket higjienës në nivel të qytetit, posacërisht në Carshinë e Vjetër.
 
“Po mirëmbajtja është deri diku dhe aty nuk është në nivel të lartë”, u shpreh qytetari. 
 
“Po pastërtia mbahet. Unë punoj kargo e këtu jam çdo ditë me të vërtet e pastër, këtu vin higjiena komunale i pastrojnë mbeturinat të cilat janë, dmth s’ka pas pengesë për momentin”, theksoi qytetari. 
 
Një problem tjetër shumë serioz është hedhja e inerteve dhe orendive shtëpiake vend e pa vend nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Autoritet kërkojnë ndërgjegjësimin e tyre dhe respektimin e protokollove sa herë që kanë orendi për të hedhur.
 
Një qytet i ndotur, me mbeturina, krijon përshtypje të keqe edhe për turistët dhe i largon ato. Kjo jo vetëm që dëmton ekonominë lokale, por gjithashtu ul reputacionin e qytetit si një destinacion turistik.
 
ARDITA IMERI