Kulturë
Tetovë, orë poetike për nder të Kadaresë
13.07.2024 16:24
Me poezi nga ish Ambasadorë, profesorë të gjuhës frange...
Me poezi nga ish Ambasadorë, profesorë të gjuhës frange, poet e gazetar dhe me një minutë heshtje është kujtuar shkrimtari Ismail Kadare, i vlerësuar nga kritika letrare si shkrimtari më në zë i letërsisë shqiptare.
Orët poetike dhe homazhet për nder të Kadaresë u organizuan nga Shoqata Oeneum në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Tetovë. Kryetari i Shoqatës “OENEUM” Daim Ilazi tha se Kadare ka qenë shkrimtar me permasa të jashtëzakonshme prandaj edhe veprat e tij janë përkthyer në me shumë se 50 gjuhë të botes.
“Shoqata jonë Oneum bashke me Alenacën Franceze, vendosëm që të organizojm një orë poetike, një homazh, në rastin e vdekjes së kolosit gjigantit të letërsisë shqipe Ismail Kadare. Ne vendosëm që në hapësirat e Aleancës Franceze, të mbajmë këtë orë poetike për të shprehur mirënjohje këtij kolosi që ka bërë afirmimin e kombit shqiptar në botë nje autor i shkëlqyer, një personalitet një intelektual i lartë kandidat për çmimin Nobel, dhe njeri me vlera planetare. Tash për tash nuk besoj dhe nuk ma merr mendja që do lind një shkirmtar me përmasa si Ismail Kadare, por thasht Zoti ne të dalë edhe një si ai përshkak se figura markante si Ismail Kadare, rilindin rrallë një herë në 100 vjet si thotë populli.” - theksoi kryetari i Shoqatës Oeneum dhe ish Ambasador në Republikën e Francës, Daim Ilazi.
Edhe drejtoresha e Aleancës Franceze, Mimoza Ceka, tha se veprat e Kadaresë do të jenë një burim frymëzimi për të gjithë ne.
“Ismail Kadare, shkrimtar me famë ndèrkombetare, ka ditur tê magjepse dhe tè emocionojë me talentin e tij të pakrahasueshëm dhe me vështrimin e tij të mprehtë mbi shoqërinë dhe historinë. Vepra e tij, e pasur dhe e thellë, mbetet një burim frymëzimi për të gjithë ne. Kadare ka ditur të kalojë kufijtë gjuhësor dhe kulturor, duke sjellë një kontribut të paçmuar në letèrsinë botërore. Pena e tij e fuqishme dhe aftësia e tij për të eksploruar kompleksitetet e shpirtit njerëzor kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme”, u shpreh drejtoresh në aleancën franceze Mimoza Ceka.
Donika Bakiu si përfaqësuese e komunës së Tetovës, tha se Kadare ishte dhe mbetet zëri i shqiptarëve, pasi e ka prezantuar Shqipërin dhe shqiptarët në mbarë botën.
“Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëhore. Veprat e tij kanë shënuar një numër rekord të përkthimeve mbi 45 gjuhë të ndryshme. Ai e ka berë të njohur Shqipërinë me historinë dhe të kaluarën e saj shekullore. Ismail Kadare është laureati i shumë çmimeve letrare, kombëtare e ndërkombëtare. Ismail Kadare, ishte një dhe i vetëm edhe pse ka lënë pas vete shumë vepra për ta përkujtuat atë, mbase shumë shpesh them ne njerëzit i përkuntojmë pasi vdesin, dhe kjo është edhe me e keqja.”, theksoi Donika Bakiu nga komuna e Tetovës.
Përndryshe, Ismail Kadare është edhe qytetar nderi i komunës së Tetovës. Kadare ndërroi jetë në Tiranë, më 1 korrik të këtij viti.
VISAR SADIK