Maqedoni

VLEN akuza në adresë të BDI-së, përpiqen të keqpërdorin shqiptarët

13.07.2024 16:47

Koalicioni VLEN akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim se po përpiqet të manipulojë shqiptarët...

Koalicioni VLEN akuzon Bashkimin Demokratik për Integrim se po përpiqet të manipulojë shqiptarët me laJme të rreme dhe propagandë kinse partneri shqiptar në Qeveri nuk po i përfaqëson shqiptarët denjësisht.
 
Sipas koalicionit VLEN kjo është një përpjekje e BDI-së që shqiptarët t’i vendos si mburojë për t'i shpetuar ish funksionarët e korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre. 
 
“Koalicioni VLEN nuk do të lejojë që BDI përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve të tentojë të krijojë pakënaqësi te shqiptarët pasi që ne e dijmë për cfarë arsye po mundohen t’i shesin këto tregime për gjoja legjitimitetin dhe përfaqësimin e kërcenuar të shqiptarëve në institucione. Këtë e bëjnë sepse duan t’i fshehin gjurmët e mëkateve të tyre por ne jemi këtu për të folur të vërtetën. Ne si koalicion VLEN e ftojme Ali Ahmetin që sonte ta shfrytëzojë tubimin partiak në Gostivar dhe t’u përgjigjet qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickovskit të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të koalicionit VLEN me 4 ministri pa kryeparlamentar, bashkë me garancë që në zgjedhjet komunale vitin e ardhshëm do të angazhohen që kandidatët maqedonas të bëhen kryetare komunash në Strugë dhe Kërcovë”, u shpreh Fari Hiseni nga VLEN.
 
Sipas VLEN, BDI si cdokush tjetër ka të drejtën e tubimit dhe protestës por jo duke keqpërdorë shqiptarët. 
 
ASDREN ÇELIKU