Maqedoni
Samiti i NATO-s, Mickovski: Delegacioni ynë mbrojti interesat shtetërore
13.07.2024 17:33
Kryeministri Hristijan Mickovski lavdëron mënyrën e paraqtijes së delegacionit qeveritiar...

Kryeministri Hristijan Mickovski lavdëron mënyrën e paraqtijes së delegacionit qeveritiar në samitin e NATO-s, duke thënë se si shtet, në të gjithë bisedat me senatorë dhe kongresmen, fokusi ka qenë në mbrojtjen einteresave shtetërore, duke përkujtuar vështirësitë në rrugën integruese në paktin veri-atlantik dhe aspiratat për në BE.
“Delegaconi ynë i mbrojti pozicionet tona nacionale dhe interesat e qytetarëve. Sërish i argumentuam pozicionet tona. Bëmë një retropsektivë për atë se çka kanë dhënë qytetarët dhe shteti për t’u bërë anëtare e NATO-s e më pas për t’i filluar bisedimet me BE-në”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.
Aktualizimi i marrëveshjes së Prespës, Mickovski: Rrugë dykahëshe, Athina ta bëjë punën e vet
Për mosrealizimin e një takimi të përfolur me homologun grek Micotakis, Mickovski me përgjgije se disa politikanë akoma ndjekin rrugën e ndasisë dhe jo të unitetit. Shpreh gadishmëri për fqinjësi të mirë me vendet që na rrethojnë, por përkujton sërsish se obligimet janë dypalëshe.
“Akoma do dëgjoni zëra të politikanëve që na thërriasnin me emra, “skopjanos” e kështu me rradhë, në tabelat rrugore emri i shtetit gjendet me FYROM ose me Shkup. Asgjë s’është bërë në tre memorandumet që duhet të kalojnë në parlamentin grek. Por unë nuk do t’ju përzihem në çështjet e brendshme. Mesazhi im është për unitet, së bashku ne ballkanasit t'i promovojmë interesat tona”, theksoi Mickovski.
Çëshjtet e hapura me Bullgarinë, Mickovski: Të bisedojmë për kërkesat e dy shteteve
Në raport me Bullgarinë kreu i ekzekutivit thotë se nuk ekzistojnë tensione por dallimedhepërshtypje për disa tema që vijnë nga natyra e dy popujve të ndryshëm.Njëherit akuzon qevernë e shkuar për vendime të pamenduara mirë që,sipas tij, dëmtuan interesin nacional.
Shprehet i gatshëm të ulet të bisedojë me politikanët bullgarë për zgjidhjen e problemeve, ndërsa mohon shkeljen e të drejtave të komuniteit bullgar këtu, gjë që sipas tij e konfirmon edhe Gjykata e Strasburgut.
“Shumë gabime, shumë vendime të shpejta janë marrë në 7 vitet e kalaura në dëm të interesit maqedonas, mes tyre edhe pranimi i të ashtuquajturës,porpozim francez… Nëse arsyeja është se disa të drejta njerëzore janë shkelur apo kufizuar, atëherë nuk mundet politikanë maqedonas apo bullgar të vlerësojnë, është intiucioni në Evropë, kredibil për të vlerësuar shkeljen e tëdrejtave, e ajo është Gjykata në Strasburg, që thotë se ka 14 vendime për shkeljen e të drejtave të maqedonasve ne Bullgari dhe asnjë vendim për shkelejne të drejtave bullgare në Maqedoni. Rezultati 14- 0. Pse ne duhet të përjetojmë edhe një imponim të ri? Deri kur neve dikush do t’na diktojë për të kalur në anëtarësim të plotë në BE?!”, u shpreh Mickovski.
Në intervistë për TVM, nga Nju Jurku Mickovski foli edhe për kornizën finaciare të huzuar nga Hungaria. Sipas tij, mjetet do të destinohen për stabilitet ekonomink, për komunat, investimet kapitale dhe për përmirësimin e infrastrukturës.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
