Maqedoni
Foshnja e keqtrajtuar, “VLEN”: do të ketë përgjegjësi
13.07.2024 18:19
Rasti për dhunën e ushtruar ndaj foshnjes tremuajshe që sipas familajrëve...

Rasti për dhunën e ushtruar ndaj foshnjes tremuajshe që sipas familajrëve është kryer nga motra medicinale në klinikën e fëmijëve, do të shqyrtohet nga një komision dhe do të kërkohet përgjegjësi,pasi të mbarojnë procedurat e nevojshme, thonë nga koalicioni “VLEN”.
“Informacionet e para ishin se motra medicinale ka ushtruar dhunë ndaj fëmisë. Siguirsht do të ketë përgjegjësi penale për këtë. Nuk kemi mendim sot, presim të hënën të formohet komisioni dhe të vërtetohet saktësisht çfarë ka ndodhur”, u shpreh Fari Hiseni nga VLEN.
BDI: Kërkojmë zbardhje të rastit
Për rastin në fjalë, ka reaguar BDI-ja. Kërkon zbardhjen e menjëhershëm të aktit.
"Dhuna e konstatuar fizike skandaloze ndaj një foshnje shqiptare 3 muajshe për motive etnike nga personeli mjekësor në Klinikën e Fëmijëve është e papranueshme, jonjerëzore dhe vjen si pasojë e impotencës politike të humbësve të zgjedhjeve që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për shkaktuesit e dhunës dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve pa legjimitetin etnik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Klinikën për Fëmijë”- thuhet në komunikatën e BDI-së.
Taravari: Një komisioni do të merret me rastin
Pas publikimit të videos mbrëmë në rrjetet sociale, i menjëheshëm ka qenë reagimi i ministrit të shëndetësisë, Taravari, i cili ka vizituar klinikën dhe familjen e foshnjes.
“Menjëherë shkova në klinikën e pediatrisë, e thirra edhe drejtorin, u takuam biseduam. Të gjithë pacientët janë të rëndësishëm por në veçanti janë fëmijët. Pasi që fëmia ishte lëshuar në shtëpi, unë vendosa bashkë me drejtorin të vimë në shtëpi ta shohim gjendjen e fëmisë. E pashë edhe personalisht dhe me drejtorin që prej nesër të ulet një komision që të merren masa ose të ndëshkohen të gjithë punëtorët e mjeksisë të cilët nuk sillen mirë apo bëjën gabime gjatë trajtimit të pacintëeve. Po për këtë na duhet një konstatim. S’mund të themi kështu “ad hoc” se gabimi është, duhet të dëgjohet edhe pala tjetër dhe në fund patjetër të ketë njëfarë dënimi”, u shpreh ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.
Taravari inkurajon mediat që të informojnë për raste të këtilla duke premtuar masa ndwshkuese për çdo rast eventual ku vërtetohet keqtrajtim i pacientëve.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
