Maqedoni

RMV në fazën portokalli, temperatura të larta edhe gjatë javës tjetër

13.07.2024 18:58

Të parët janë që na ndihmojnë ndërsa vetë janë të ekspozuar...

Të parët janë që na ndihmojnë ndërsa vetë janë të ekspozuar në temperatura prej 40 gradëve Celsius. Vështirë është edhe për ata që u përgjigjen telefonatave dhe të cilët duhet me shpejtësinë e dritës t'i planifikojnë ekipet e ndihmës së shpejtë sepse në kryeqytet vetëm pesë makina u shërbejnë gjashtëqind mijë banorëve, dhe kjo është katastrofale dhe johumane, tha për Radio Televizionin e Maqedonisë udhëheqësi i sindikatës së tyre Bojçevski. 
 
“Sipas standardeve botërore në tridhjetë mijë banorë (30 000) nevojitet një ekip - një makinë. Ndërsa te ne për gjashtëqind mijë (600 000) banorë kemi vetëm pesë (5) ekipe. Kjo është për të të ardhur keq. Ata njerëz 24/7 - nga 12 orë në punë janë gjatë gjithë kohës në terren. Fat që kanë disa makina të siguruara para dy tre muajve ku funksiojnë aparatet e klimës”, u shpreh Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e Punëtorëve Shëndetësor.
 
Kushtet me të cilat punojnë nuk janë për t’u marrë lakmi edhe për gjysmën e kuadrit shëndetësor në vend i cili punon në hapësira pa klimë në këtë vapë. 
 
“Paramendoni, në bazë ditore, ajo infermiere pranon rreth tridhjetë deri në dyzetë pacientë. Jashtë është 40 gradë Celsius ndërsa brenda në ordinancë 50 gradë”, theksoi Bojçevski.
 
Bojçevski thotë se kërkesat për makina të reja dhe ripajisja e institucioneve do të jenë pjesë e diskutimit me ministrin Taravari me të cilin pritet të takohen së shpejti dhe tek i cili kanë shpresa të mëdha për zgjidhjen e çështjeve. 
 
ASDREN ÇELIKU