Në USHT përkujtohet krijimtaria e shkrimtarit Murat Isaku
Me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit të mirënjohur Murat Isakut, studentët e katedrës së gjuhës dhe letërsis shqipe pran USHT-ës, mbrëmë organizuan mbrëmje poetike për të përkujtuar veprimtarinë dhe punën e pa lodhshme që bëri shkrimtari Isaku për gjuhën dhe letërsin shqipe...

Profesorët vlerësuan lartë punën dhe krijimtarinë e shkrimtarit të spikatur Murat Isaku duke theksuar se çdo manifestim që bëhet është pak sepse kemi të bëjmë me një autorë që ka krijuar një vepër shumdimensionale.
“Çdo manifestim që bëhet për Murat Isakun me ni farë mënyre është I pakt sepse kemi të bëjm me një autor që ka krijuar një vepër shum deminzionale një vepër shum të hapur një vepër shumë shtresore dhe një vepër e cila për bindjen time do me then është vazhdon të jetë e receptuar vazhdon të jetë me horizont të hapur pritjes edhe do vazhdon me horizon pritjes”- tha Prof.Selajdin Salihu.
“Ishte një manifestim kushtuar ditëlndjes së shkrimtarit Murat Isakut këtë rastë të babait tim. Një manifestim i marrur nga studentët e katedrës gjuhës dhe e letërsis shqipe pran USHT-ës një inciativ e vetë studentëve një inciativë e cila e përmblodhi në vete vargjet,rreshtat poezit ,prozën dhe gjith kujtimin lidhur me shkrimtarin dhe lidhur me krijimin e tij letërar unë mendoj që inciativat e tilla për emëra apo për njerës te cilët kan lën gjurëm në letërsi apo në kulturën tonë duhet të jen instutcionale.Kjo inciativ është një kujtes për të gjihta instutcionet që vitet në vim të jenë inciativa instutcionale” – tha prof.Luljeta Isaku.
Murat Isaku lindi në vitin 1928 në fshatin Gajre shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin e Gjakovës, kurse studimet e larta për gjuhë dhe letërsi i mbaroi në Beograd në vitin 1953. Punoi si profesor i gjuhës shqipe në gimnazin e Tetovës dhe zv. drejtor i kësajë shkolle.Pastaj ka qenë redaktor i TV Shkupit për emisionet e gjuhës shqipe nga ku edhe u pensionua. Vdiq në moshën 77 vjecare në Tetovë në vitin 2005. (Visar Sadiki, TVM2)
