Maqedoni

BDI përcaktoi veprimin opozitar, rezoluta për legjitimitetin dhe marrëveshjet

14.07.2024 15:41

Legjitimiteti, Rezoluta për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit...

Legjitimiteti, Rezoluta për domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, së bashku me ndryshimet kushtetuese dhe Rezoluta mbi organizatën politike, ishin tri rezolutat të cilat janë miratuar nga ana e anëtarëve të organeve drejtuese të mbledhura në Mbledhjen e  BDI-së, të mbajtur një ditë më parë në Gostivar.
 
Ky subjekt politik me konstatim se qeveria aktuale ka shkelur legjitimitetin, respektivisht vullnetin e popullit shqiptar.
 
“Vlerësojmë se është koha për ta adresuar shqetësimin e bazuar në majorizimin e forcës më të madhe politike shqiptare në vend dhe pjesëmarrjen në Qeveri të një koalicioni shqiptar i cili nuk e manifeston vullnetin e shumicës shqiptare” – potencohet në rezolutën e parë të miratuar nga mbledhja e BDI-së.
 
Poashtu riafirmojnë përkushtimin dhe rëndësinë ndaj tri marrëveshjeve që avancuan politikën e vendit, Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe asaj me Bullgarinë për Fqinjësi të Mirë, për çka ftojnë komunitetit ndërkombëtar të japin mbështetje në zbatimin e tyre.
 
“Theksojmë rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si bazë për ndërtimin e paqes dhe harmonisë ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar që të gjitha komunitetet etnike të kenë zë të barabartë në qeverisje dhe vendimmarrje. Theksojmë rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, e cila ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut.. Vlerësojmë Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”- nënvizon dokumenti i BDI-së.
 
Vendimet e miratuara të cilat Bashkimi Demokratik për Integrim i quan historike, janë mbështetur nga të gjitha niveleve strukturore të organizatës, të cilët janë zotuar për vazhdimësinë e aktiviteteve politike.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU