Formula 1, Rosberg dominon provat e lira
Nuk ka histori, edhe në Bahrein do të jetë Mercedes skuadra që do të diktojë ritmin me Ferrarin e detyruar të ruajë krahët nga Williams...

Të dhënat e pjesshme i japin provat e lira ku Rosberg regjistroi kohën më të mirë duke lënë pas Lewis Hamilton dhe dyshen e Ferrarit Raikkonen-Vettel.
Gjermani 4 herë kampion bote u përball me disa probleme në njëvendëshen e tij duke dalë nga pista në kronometrimin e fundit, ndërsa në pjesën tjetër të garës përballja më e ashpër ishte ajo mes Williams të Bottas dhe Red Bullit të Ricciardos.
Përmirësim i dukshëm edhe për Fernando Alonso që arriti të regjistronte kohën e 12 më të mirë, ndërsa Raikkonen është ndëshkuar me kartonin e verdhë për daljen e gabuar nga bokset.
Ajo që ra në sy gjatë testeve të Bahreinit është fakti se Mercedes vazhdon të japë sinjale pozitive edhe me gomat e mesme, ndërsa Ferrari nuk arrin të shprehet në maksimum me këtë tip gomash dhe në këtë mënyrë, strategjia e skuadrës nga Maranello mund të bazohet te prioriteti që mund t’u japë gomave të buta edhe pse asfalti i shkretëtirës nuk është më ideali për të bërë eksperimente pasi temperaturat e larta të ditës ndryshojnë në mënyrë të rrufeshme pas perëndimit të diellit.
