Botë

Fushata zgjedhore në SHBA, atentat ndaj ish presidentit Donald Tramp

14.07.2024 16:50

Tronditëse dhe e pabesueshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Katër muaj para zgjedhjeve, tentim për atentat ndaj ish-presidentit dhe kandidatit për kryetar të Shtëpisë së Bardhë Donald Trup gjatë fjalimit në një tubim parazgjedhor në Pensilvani. 
 
Të shtënat shkaktuan panik në turmë ndërsa një nga plumbat kaloi nëpër veshin e djathtë të Trampit ku më pas agjentët e shërbimit sekret u përpoqën ta mbrojnë dhe ta zhvendosin në vend të sigurt. 
 
Në sulm dy persona humbën jetën duke përfshirë edhe vrasësin dhe dy të tjerë u plagosën rëndë. Byroja Federale e Hetimit (BFH ose FBI) deklaroi se në vend të ngjarjes kanë gjetur pushkë gjysmë automatike. 
 
“Dëgjuam të shtëna. Një plumb goditi altoparlantin dhe shkaktoi kaos. Të gjithë u shtrimë në tokë ndërsa policia u mblodh në tribuna”, u shpreh dëshmitari. 
 
“Policët vraponin rreth e rrotull. Kishte një njeri me pushkë. Nuk e dinin se cfare po ndodh”, theksoi dëshmitari.
 
“U dëgjua sikur kishte fishekzjarre dhe të gjithë pyesnin veten se çfarë po ndodh”, u shpreh dëshmitari.
 
“Gjëja e vetme që arrita të shosh ishte gjaku në veshin e Trampit”, theksoi dëshmitari.
 
Sulmuesi Tomas Metju Krooks ka qenë republikan i regjistruar i cili më herët ka dhënë kontribut për një grup të lidhur me demokratët. Presidenti Biden tha që nuk ka hapësirë për dhunë të këtill lloji në SHBA. 
 
“Nuk mund të lejojmë të ndodh kjo. Ideja se ka dhunë politike në Amerikë siç është kjo është thjeshtë diçka e padëgjuar. Kjo nuk është e përshtatshme. Të gjithë duhet ta dënojnë këtë, të gjithë”, u shpreh presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden. 
 
Atentati ndaj ish presidentit Tramp u dënua edhe nga kreu shtetëror.
 
“Jam e tronditur nga fakti se edhe në shekullin XXI, e sidomos para zgjedhjeve, po përballemi me tentime të këtilla. Dëshiroj të jetë hera e fundit. Mendoj se... populli amerikan di se si të reagojë me këto sfida”, theksoi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova
 
Liderë botërore, ish udhëheqës dhe udhëheqës të shteteve dhe qeverive në Evropë, Britani të Madhe, Indi, Kanadë, Izrael, Japoni, njëzëri 
 
"Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton demokracinë". 
 
“Më lehtësoi lajmi se ish presidenti është jashtë rrezikut dhe ndihet mirë”, u shpreh kryeministëri i Australisë, Entoni Albanese.
 
“Ky është një krim monsturoz që tregon se sa janë serioze sfidat globale për demokracinë në këtë moment”, theksoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. 
 
Nga fushata e Trampit njoftuan se kandidadi republikan është në gjendje të mirë dhe po punohet në masa sigurie shtesë për mitingjet e ardhshme partiake.
 
Konventa nacionale republikane do të vazhdojë në Milvoki siç është e planifikuar, ku Tramp zyrtarisht do të nominohet për kandidat për president. Sulmi ishte atentati më serioz ndaj një presidenti ose kandidati për president që kur Ronald Regan u qëllua në vitin 1981. 
 
ASDREN ÇELIKU