Maqedoni
Kërçovë, fshati Zajaz Teqe, rrjeti i vjetëruar elektrik rrezikon banorët
14.07.2024 17:13
Rrjeti elektrik në një lagje të fshatit Zajaz Teqe të Kërçovës është në një gjendje katastrofale...

Rrjeti elektrik në një lagje të fshatit Zajaz Teqe të Kërçovës është në një gjendje katastrofale. Shtyllat e paqëndrueshme dhe kabllot e rrymës elektrike shpesh herë deri më tani kanë shkaktuar zjarre të cilat fatmirësisht kanë kaluar pa pasoja për jetën e banorëve dhe pronat e tyre.
I tillë ishte zjari i shkaktuar para disa ditëve, i cili u lokalizua falë intervenimit të shpejtë të banorëve dhe ekipeve të zjarrëfikjes të cilat kishin parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit edhe në objektet e banimit.
Rrjeti i vjetëruar elektrik gjithmon ka shkaktuar probleme dhe ai rrezikon banorët vendor dhe pronat e tyre. Disa herë, janë parashtruar kërkesa për zgjidhjen e këtij problemi, por fatkeqsisht deri më tani zgjidhje konkrete akoma nuk ka, thotë banori i këtij fshati Muadin Bajrami.
“Lidhur me këtë çështje është prononcuar edhe kompania për distribuimin e energjisë elektrike”, u shpreh banori i fshatit Zajaz Teqe, Muadin Bajrami.
“Ekipet e Elektrodistribuimit në Kërçovë menjëherë kanë dalë në terren pas raportimit të konsumatorëve për shfaqje të zjarrit në një shtyllë në Zajaz. Në terren është konstatuar se është djegur kablloja, të cilën për kohë të shkurtër ekipet e kanë zëvendësuar me një të re. Me këtë, furnizimi me energji elektrike për konsumatorët është normalizuar. Elektrodistribuimi ka hartuar Plan për rikonstruimin e rrjetit në këtë lokacion. Për realizimin e planit, ndër të tjera, është i nevojshëm edhe pëlqimi i banorëve”, thuhet në përgjigjen e Elektrodistribuimit.
SHABAN DALIPI
