Maqedoni
Krerët e VLEN-it mblidhen në Tetovë, VLEN drejt homogjenizimit të strukturave
14.07.2024 18:21
Kryetarët e partive të VLENIT u takuan në Tetovë...

Kryetarët e partive të VLENIT u takuan në Tetovë, për të diskutuar që në të ardhmen të kenë një trup organizativ politik në periudhën e ardhshme. Kasami tha se kjo është edhe një kërkes e votuesve që dalëngadal të shkojmë edhe me një homogjenizim të strukturave të përbashkëta.
Kasami tha se pritet të zgjidhet zëdhënsi i VLEN-IT, ndërsa në ditët në vijim do ketë edhe organe tjera ku do të promovohen në kuadër të koalicion VLEN.
“Sot koalicion VLEN bënë promovimin e trupit të përbashkët trup organizativ, i cili do të merret me politikat e koalicionit në periudhën e ardhshme. Kjo tregon edhe një herë për frymën e bashkëpumit, që ekziston në kuadër të koaliciont VLEN, por edhe për kërkesën e votuesve të këtij koalicioni, që dalë nga dalë të shkojm në drejtim të homogjenizimit të strukturave apo ngritjen e një strukture të përbashkët, me cka më mirë do i përgjigjemi kërkesave të votuesve tanë, në drejtim të realizimit të projekteve dhe programit në të cilin koalicion VLEN fitoi legjitimitetin e votuesve shqiptarë në zgjedhjet e fundit”, u shpreh kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Taravari: VLEN ka legjitimitetin e shqiptarëve
Ndërsa, për akuzat e BDI-së, që shqiptarët nuk janë të përfaqësuar denjësisht dhe kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin e shqiptarve. Taravari tha se kjo është e pritur nga BDI-ja, por tha se duhet të presin 100 ditë e më pastaj në të dalin me akuza. Por tha se legjitimitetin e shqiptarve e ka koalicioni VLEN me gjitha parametrat.
“Kjo është e pritur nga BDI-ja. Opozita këtë punë e ka të kritikon, por duhet se paku 100 ditë të na lejojn të punojmë pastaj, le të na japin kritika. Unë mendoj se ndodhi ndryshimi historik tek shqiptarët jemi gjenerat e re politike jemi duke e dhënë maksimumin tonë nëpër institucionet që përfaqësojmë. Ne apsolitisht jemi përfaqësurs legjitim tek shqiptarët nga të gjitha parametrat nëse analizoni. Pas 100 ditësh le të na tregojnë për sukseset që kemi arritur ose nëse kemi dështime këtu jemi për të na kritikuar kështu është opozita e vërtet”, theksoi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
“Mendoj se kanë filluar ta ndjejnë se nuk e kanë përkrahjen në terren. Dmth nuk mund t’u japin urdhëra klientelistëve dhe administratës për të mbush sallat, sepse me atë numër kanë mundur ta mbajnë mbledhjen në Kuvendin e Gostivarit por, ata shkuan në sallë duke dashur të demonstrojnë demonstratë popullore dhe masovitet”, u shpreh kryetari i LD-së, Izet Mexhiti.
Përndryshe, me 21-22 korrik priten të votohen edhe zv.ministrat bashkë me disa drejtor të cilët presin dritën e gjelbërt të Qeverisë dhe Kuvendit për t’u ulur në pozicionet udhëheqëse.
VISAR SADIKI
