BOMBA- XXII

Ndërhyrje, presion, krim dhe thashetheme

18.04.2015 15:46

LSDM-ja opozitare bomben e 22 me radhe e publikoi në Shtip...

Përmes audioxhirimeve te pergjuara, LSDM prezantoi keqpërdorimet në Universitetin” Goce Dellcev” në Shtip, punsimet partiake, presionin,  nderhyrjet dhe keqpërdorimet e bërë nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga LSDM-ja thonë se nga audio materialet dëgjohet Deputeti, Antonio Milloshovski se si interevnon që të punësohet një person në këtë Universitet shtetëroë, fillmisht si vollenter dhe më vonë si profesor universitar. Marreveshje behet përmes bisedës telefonike mes MIlloshovkit dhe rektorit te universitetit, Sasho Mitrev.

Sipas social demokrateve,audio incizimeve,dëshmojn se kordinatorja e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva bënë plane të regjistrohet në Universitetin “Goce Delcev” në Shtip.Biseda telefonike e pergjuar mes Bonevës dhe koleges së saj Nadica dëshmon se Boneva nuk ka fakultet të mbaruar andaj edhe bënë plane për tu regjistruar në ndonjë fakultet të këtij universiteti shtetëror. Sipas Vlladimir Milloshev, audioxhirimet e pergjuara nxjerrin ne pah edhe fyerjet personale dhe urretjen reciproke të ministrave te Gruevskit.

Per  Jankullovsken dhe Stavrevskin, problem me I madhe për partin por edhe për Qeverin është Ministri I Shëndetësis, Nikolla Todorov, I cili ka bërë shumë gabime strategjike, thotë Milloshev. LSDM-ja përmes audio incizimeve prezantoi dëshmi se ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski ka kërkuar 2 milion euro për subvencionimin e Aeroportit TAV-Maqedoni.

Si punsimet bëhen vetëm përmes linjës partiake dhe sis ë pari bëhen lista e më pas shpallet konkur për punsime. Mbyllja e kompanive dhe dënimet e larta kanë ndodhur edhe në Shtip. Kompnait private kanë qenë në presin të madhë të pushtetit. Ata që nuk I janë nënshtruar pushtetit dënimet kanë qenë të menjëhershme- tha Vlladimir Milloshev, LSDM.

Në bisedën telefonike mes ministrave Stavrevski dhe Jankullovska dëgjohet se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka blerë tokë në emër të një puntori që punon në gazetën Vecer me emrin Sashe, me qëllim që ti ikë dyshimeve se nga i bëri milionat pas ardhjes në pushtetë.

LSDM-ja nga qyteti i Shtipit përmes audio incizimeve prezantoi dëshmi ku ministratë e VMRO-DPMNE-së përdorin fjalor fyesë jo vetëm ndaj bashkëpartiakëve të tyre, por edhe ndaj zyrtarëve të BDI-së, Artan Grubit dhe Bujar Osmanit.

Social-demokratet fjalorin ofendues ndaj funksionarëve shqiptar nga rradhët e BDI-së e prezantoi në bisedën telefonike mes ministres së brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger.