Maqedoni

Parashikimi i motit

15.07.2024 09:00

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë....

Sot në Maqedoni do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.
 
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 43°C, ndërsa indeksi UV do të jetë 10.
 
Në Shkup me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 21°C, ajo maksimale do të arrij në 41°C.