Gruevski: Një herë zgjidhje juridike, e pastaj politike

18.04.2015 17:20

Nuk do te kete amnisti për askënd, por zgjidhje juridike dhe politike, nuk do të lejojmë që opozita të shkaktojë konflikte civile në vend, këto janë disa nga mesazhet që kryeministri dhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski i dërgoi nga tubimi në Prilep...

Gruevski nga Prilepi porositi liderin social-demokratëve Zoran Zaev, se nuk do të lejojë destabilizimin e vendit apo çfarëdo lloj konflikti ndër qytetar. 

Ne treguam disa herë dhe qëndrimi ynë është i qartë për këtë çështje, duhet të ketë zgjidhje juridike e  më pas edhe politike. Ky është realiteti. I mjeri Lubço, duke dëshiruar ti ndihmojë, menjëherë morri kërcënime. Kërcënimet tek Zaevi si duket vijnë në mënyrë instiktive. Rri urtë dhe mos luaj lojë. Po flet fjalë të rënda. Mos luaj,  mos të të mashtrojë djalli që të bësh ndonjë marrëzi. Nëse ne rrimë urtë dhe të lëmë të na hipësh mbi kokë, nuk do të thotë se do të lejojmë që të bësh edhe konflikt ndër-qytetarë. Mos ëndërro diçka të tillë se dikush do të lejojë që të luash me sigurinë e shtetit dhe qytetarëve të saj”- tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

Sipas kryeministrit Gruevski, ndërkombëtarët i kanë sugjeruar Zaevit se duhet të ketë qasje serioze dhe përgjegjëse për procesin gjyqësor ‘Puçi’ dhe përgjimet.

“Unë do ju tregoj se çfarë mbështet bashkësia ndërkombëtare. Ata mbështesin që kjo të përfundoj sa më shpejt pasi ia duan të mirën shtetit dhe janë të vetëdijshëm se dëmin që ky person me këtë sjellje ia bën shtetit, është i madh dhe mund të cenoj perspektivën e saj. Ndërkombëtarët dëshirojnë qasje serioze dhe përgjegjëse ndaj procesit ‘Puç’ dhe paraqitjet që dolën nga sulmet e opozitës. Miqtë tanë ndërkombëtar dëshirojnë Maqedoni stabile e cila do ta vazhdoj kursin e reformave dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët përmes proceseve demokratike. E gjithë kjo është në rregull dhe duhet të merret seriozisht dhe me përgjegjësi dhe ne atë e bëjmë në kontest të aspiratave për integrim euroatlantik por më me rëndësi është çfarë donë populli i Maqedonisë” - tha kryeministri, Nikolla Gruevski.

Gruevski, paranoi se qeveria e tij ka gabime dhe të meta, por si ai ashtu edhe qytetarët e dinë qart se LSDM-ja në këtë mënyrë dhe me këtë kuadër asnjëherë nuk do të jetë alternative e mirë për Maqedoninë.