SH.M Profesionale ofrojnë profile atraktive
Arsimi i rregullt i mesëm zhvillohet në 102 shkolla të mesme prej të cilave 73 janë shkolla profesionale...

Sipas informacioneve të Qendrës për arsim professional në vitin shkollor 2015- 2016 janë paraparë 45 profile arsimore katërvjecare dhe 30 drejtime profesionale 3 vjecare.
Tregu I punës ka nevoj për puntorë të kualifikuar në lëmi deficitare por edhe përskaj hapjes së paraleleve me mësim në gjuhën shqipe mungon numri I nxënësve të interesuar për këto profile.Nga qendra u bëjnë thirrje nxënësve që ti shqyrtojnë drejtimet që ofrohen dhe që janë drejtime deficitare.
“Tregu i punës ka nevoj për kuadër të kualifikuar në disa profile sic janë,maqineri,elektro,teknologji ushqimore,veterinari,hoteleri turizëm në të gjitha këtë drejtime mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe ka paralele në Shkup,Tetovë,Gostivar,Dibër,Ohër,Veles ku për cdo vit parashihen drejtime profesionale” – tha Drejtoresha e Qendrës për arsim profesional, Ajshe Selmani.
Përskaj institucioneve për orientimin e nxënësve u bëhet thirrje dhe prindërve që të interesohen për beneficionet e drejtimeve profesionale.
“Prindërit mund të luajnë rol të rëndësishëm në inkurajimin e fëmijëve të tyre që të ndjekin shkollat e mesme profesionale sepse kjo është një domosdoshmëri për tu përgjigjur kërkesave të tregut të punës” – tha Drejtoresha e Qendrës për arsim profesional, Ajshe Selmani.
Sipas kësaj qendre përskaj aftësimit të nxëxnësve për nevojat e tregut të punës këto shkolla ofrojnë mundësi për punësim të nxënësve me përfundimin e shkollimit të mesëm. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)
