Maqedoni

Kuvend, institucionet të zbatojnë raportet e EShR-së

15.07.2024 16:19

Raportet e Entit Shtetëror për Revizion duhet të futen në përdorim nga Institucionet shtetërore...

Raportet e Entit Shtetëror për Revizion duhet të futen në përdorim nga Institucionet shtetërore e jo të përdoren si papirologji me të cilën do të hidhet faji sa te njëri sa te tjetri. Me këtë kërkesë ka dalë para deputetëve kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski, i cili duke folur për një numër të madh raportesh që nuk janë zbatuar, kërkoi përgjegjësi më të gjerë për moszbatimin e rekomandimeve të Entit. Ai para të zgjedhurve të popullit kërkoi ndihmë për faktin që ata vetë nuk mund ta kryejnë edhe revizionin edhe mbikëqyrjen e zbatimit të raporteve. 
 
“Ne jemi në një situatë ku kemi raporte përfundimtare të  revizionit, shkojmë çdo vjet tek ndonjë subjekt për revizion, por prapë se prapë çdo vit na përsëriten situatat e njëjta dhe këtë nuk mundemi t’ia ofrojmë vetes si luks. A e përcjell dikush tërë këtë situatë? A ka në Kuvend ndonjë që i ka përcjell këto situata dhe ka thënë prit të shohim cilat kanë qenë lëndët të revizionit, cilat janë rekomandimet tuaja dhe çka ju keni ndërmarrë? Nuk mundemi vet si revizues të kryejmë edhe revizionin edhe mbikëqyrjen. Patjetër dikush të na ndihmojë. Patjetër t’i ftojmë udhëheqësit e institucioneve dhe t’i pyesim se çka po ndodh.”, - deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Revizion, Maksim Acevski.  
 
Edhe deputetët pajtohen se institucionet janë të dobëta në zbatim, por vlersojnë se parandalimi duhet të fillojë nga disa institucione.
 
“Institucionet janë të dobëta, sidomos në pjesën e harxhimit të parave nga buxheti në aspektin e investimeve kapitale që mund të shihet nga raporti i revizionit. Kemi një dështim serioz në këtë segment në realizimin e investimeve kapitale, ato kanë ngecur. Nëse duam të kthejmë edhe besimin qytetarëve tek institucionet, por edhe llogaridhënien gjatë harxhimit të parave nga buxheti, duhet të gjejmë mekanizëm dhe të shqyrtojmë pse institucionet janë kaq të dobëta në zbatimin e rekomandimeve. Dhe kemi nevojë për rekomandimin se si të kemi  institucione më përgjegjëse që do të jenë maksimalisht racional gjatë harxhimit të parave shtetërore.”, - theksoi deputeti, Rane Perushevski.
 
Revizorët paralajmërojnë se kemi gjendje të trishtueshme edhe tek arsimi dhe të rinjtë, shteti shpenzon miliona euro, ndërsa nga shteti po largohen pikërisht kuadrot me arsim të lartë cilësor. Sipas tyre, shteti të tregojë seriozitet më të madh dhe të parandalojë këtë situatë duke  vlerësuar mundin e punëtorëve. 
 
SANIJE DURAKU