Botë

Hamasi mohon se negociatat me Izraelin janë ndërprerë

15.07.2024 16:44

Shtëpi të rrënuara, rrugë të shkatërruara dhe me situatë të rëndë u përballën qytetarët që vendosën të kthehen në lagjen Tel Al-Hava...

Shtëpi të rrënuara, rrugë të shkatërruara dhe me situatë të rëndë u përballën qytetarët që vendosën të kthehen në lagjen Tel Al-Hava në qytetin e Gazës pas largimit të ushtrisë izraelite. Derisa qytetarët  kërkojnë shpresën nën qiell në largësi të kampeve, akoma vazhdojnë bombardimet nga sulmet izraelite. Palestinezët në zonat e sigurta të shpallura nga Izraeli sërish janë të shqetësuar nga sulmet ajrore në një kamp refugjatësh, ku humbën jetën mbi 90 persona.  
 
“Na thirrën hebrenjtë dhe na thanë që të shkojmë në një kamp në Kan Junis, na thanë se është sigurt, por nuk është e vërtetë, nuk ka siguri në asnjë vend këtu.”, - tha një qytetare.
 
“Jemi zhvendosur më shumë se 3 herë, në një vend që na thanë se është i sigurt, kishte bombardime. Nuk e dimë nëse është ndonjë kurth që po na transferojnë, thonë se dëshirojnë të luftojnë larg civilëve.”, - tha një qytetar. 
 
Për Izraelin, qëllimi kryesor është eliminimi i udhëheqësve të Hamasit që kohë të gjatë po bëjnë sulme. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Galant, thotë se do të hakmerren ndaj Hamasit deri sa këtë grup ta shkatërrojnë. 
 
“Hamasi është rraskapitur, çdo ditë po paguajnë çmim dhe shpresa për t’u ngritur është çdo ditë e më e vogël. Jemi koncentruar në Rafah dhe po tentojmë të shkatërrojmë vendet ku prodhojnë armë pozicionet logjistike të Hamasit.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant.
 
Hamasi thotë se sulmet terroriste të Izraelit janë të qëllimshme, e që si destinacion final kanë pengimin e një marrëveshjeje të paqes. 
 
GAZMEND REXHEPI