Botë
Kosovë, ShBA-ja rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
15.07.2024 17:18
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovëka rikonfirmuar mbështetjen...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovëka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së për vendin e Kosovës. Ai tha se ShBA-ja, por edhe partnerët tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti.
“Përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë. Edhe kjo është arsyeja pse jam këtu dhe po takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë Qeveria më shumë. Kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës.”,- deklaroiambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier.
Hovenier deklaroi se pas miratimit të Ligjit për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka biseduar me zyrtarët e Qeverisë. Ai tha se Qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.
“Kam pasur rastin që të bisedoj me zyrtarët e Qeverisë lidhur me këtë çështje. Dua të them se e kuptoj që ka shqetësime se a janë ligjet në përputhje me standardet evropiane apo jo. Këshilla e Qeverisë amerikane për Qeverinë e Kosovës gjithmonë është e njëjta që të sigurohen që ligjet që miratohen në Kuvend të jenë në përputhje me normat evropiane, sepse ne shohim që Kosova duhet të jetë një ditë pjesë e BE-së.”,- theksoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
GAZMEND KURTISHI
