Maqedoni
Parashikimi i motit
16.07.2024 09:09
I nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta...

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtime të ndryshme.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 36 deri në 43°C. Indeksi UV do të jetë 10.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 21°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 41°C.
