Botë

Ukrainë, Zelenski planifikon një samit të dytë për paqe

16.07.2024 12:02

A mund të ketë një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë?

A mund të ketë një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë? Kjo shpresë lind pas thirrjes së presidentit ukrainas, Volidimir Zelenski, që dhe Rusia të jetë pjesë e samitit të radhës në muajin nëntor. Ideja e paqes përfshin paqe në sektorin energjetik, shkëmbim të pengjeve dhe kthimin e fëmijëve ukrainas nga Rusia.
 
“Kemi dhënë ide, që në nëntor të arrihet një plan për paqe të tërësishme. Nga ana jonë dhe partnerëve tanë do të bëhet gjithçka, andaj duhet që dhe Rusia të jetë pjesë e Samitit të radhës në nëntor.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Presidenti Zelenski thotë se beson edhe në një marrëdhënie të mirë me kandidatin aktual për president në ShBA, Donald Tramp. Iniciativa e paqes erdhi në shprehje pas takimit të presidentit Zelenski; kryeministrit, Viktor Orban dhe presidentit rus, Vladimir Putin. 
 
“Viktor Orban nuk mund të negociojë në emër të Bashkimit Evropian, por si kryeministër i Hungarisë. Nuk duhet të bëjë kësi lloj hutie, që nuk i bën mirë Bashkimit Evropian.”, - theksoi Josep Borell nga BE-ja.
 
Moska nuk beson në deklaratat e Kievit se pas rekrutimit të vjeshtës janë dërguar dhe 150 mijë ushtarë në frontin e luftës. Rusia vazhdon të intensifikojë sulmet edhe pas deklaratës për paqe. 
 
GAZMEND REXHEPI