Maqedoni

Aksidenti me autobusin, Prokuroria ka nisur hetimin

16.07.2024 16:26

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin...

Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur lëndë dhe po ndërmerr veprime për hetimin e ngjarjes në të cilën shoferi i autobusit të NTP-Shkup më 8 korrik humbi kontrollin mbi automjetin e transportit publik, duke shkuar në të majtë dhe duke goditur rrethojën e betonit në bulevardin “Goce Dellçev”, pas çka shoferi i autobusit dhe dy pasagjerë janë evidentuar me lëndime trupore.
 
Ky hetim është ngritur në bazë të një raporti me shkrim të dorëzuar nga MPB-SPB Shkup, Departamenti për hetimin e aksidenteve në komunikacion. Prokurori publik kompetent do t’i hetojë edhe pretendimet e bëra përmes deklaratave të shprehura publikisht nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona të tjerë që tregojnë kundërligjshmëri në punën e NTP Shkup, lidhur me parregullsinë dhe mirëmbajtjen e autobusit që e shkaktoi aksidentin.
 
“Për këtë qëllim është punësuar një person kompetent nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për marrjen e masave MPB-Byroja për sigurinë publike për sigurimin e të dhënave dhe dokumentacionit nga NTP Shkup lidhur me mirëmbajtjen, servisimin dhe rregullsinë e autobusit, si dhe organizimi i procesit të punës. Sipas urdhrit, në prani të ekspertit do të kontrollohet korrektësia e autobusit. Janë dhënë udhëzime për të zhvilluar biseda me persona që kanë dijeni për ngjarjen.”, thonë nga Prokuroria.